Paraqitjet e shkëlqyera të Ernest Muçit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Reprezentuesi shqiptar është bërë objektiv i Aston Villas dhe Napolit, që po monitorojnë situatën e tij te Trabzonspori. 👀
Sipas raportimeve nga mediat turke, klubi turk nuk ka plan ta shesë 25-vjeçarin gjatë këtij afati kalimtar, por mund ta shqyrtojë largimin e tij në rast të një oferte të lartë. Deri tani nuk ka pasur ofertë zyrtare. 💰
Napoli thuhet se po përgatit një ofertë për mesfushorin ofensiv, ndërsa Aston Villa vazhdon ta ndjekë nga afër situatën e tij. 🏟️
Muçi sezonin e kaluar u huazua nga Besiktashi te Trabzonspori, ndërsa paraqitjet e tij bindëse bënë që klubi turk ta aktivizonte opsionin e blerjes për 8.5 milionë euro. ✍️
Me kontratë deri në vitin 2029, Trabzonspori ndodhet në pozitë të favorshme për negociata, ndërsa interesimi i klubeve evropiane vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm të shqiptarit. 🔥
Në 41 paraqitje në të gjitha garat, Muçi realizoi 15 gola dhe 9 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës turke. 🇦🇱👏






