14.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

“As anej as knej” në LDK – Nga kjo parti flasin për marshin për krerët e UÇK-së, a po marrin pjesë ata?

- Advertisement -

Të dielën e 2 prillit, në kryeqytet do të mbahet Marshi për Drejtësi, i organizuar ng “Liria ka Emër”, teksa synim parësor ka mbështetjen morale dhe kundërshtinë ndaj gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së që fillon një ditë më vonë.

Nga PDK, AAK e Nisma e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa ende nuk dihet për dy partitë që tradicionalisht kanë qenë kundërshtare politike me krahun e luftës, LDK e VV.

Lajmi.net kontaktoi me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në LDK nuk janë marrë me këtë çështje, teksa propozoi që të thërrasim zëdhënësen.

“S’e di, s’jam marrë me këtë çështje, telefono zëdhënësen”, tha fillimisht Gashi. Ndërkaq, rreth asaj se nëse ai do të marrë pjesë, deklaroi:

“Unë do të respektoj vendimin e partisë. Cilido qoftë ai”, shtoi kreu i grupit të ligjvënësve të Lidhjes Demokratike.

Lajmi.net tentoi të marrë një qëndrim edhe të zëdhënëses Sibel Halimi, megjithatë kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, kujtojmë faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, në një intervistë në Rubikon, refuzoi të përgjigjet nëse do të marrë pjesë, madje tha se nuk ka informacion për këtë organizim, duke ftuar organizatorët që t’i dërgojnë një shkresë, e më pastaj do të shikojë. /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit