Arsenali synon të jetë ekipi i vetëm në Premier League në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, për të prekur fazën gjysmëfinale të kësaj gare, Arsenali duhet ta eliminojë Sportingun e Lisbonës dhe këtë mund ta bëjë sot në mbrëmje.
Londinezët prej orës 21:00 në stadiumin “Emirates” luajnë ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër Sportingut, ekip që e mposhtën javën e shkuar 1:0 në Lisbonë.
Trajneri Mikel Arteta pritet të ketë mungesa të shumta për këtë përballje pasi do të mungojnë Martin Odegaard, Jurrien Timber, Mikel Merino e riccardo Calafiori.
Gjithashtu, në dyshim mbeten edhe Declan Rice e Bukayo Saka, duke e bërë edhe më të vështirë kualifikimin në gjysmëfinale të Championsit.
Sportingu kërkon përmbysjen e madhe, duke pasur parasysh se Arsenali në këtë ndeshje futet pas humbjes në kampionat nga Bournemouthi, si dhe faktit që këtë vikend do ta ketë derbin me Manchester Cityn.






