Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres është bërë shënjestër e një lajmi të rremë që ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe disa media, duke pretenduar në mënyrë të pavërtetë se ai ka shpenzuar rreth 4.5 milionë euro në platformën OnlyFans për përmbajtje të krijueses Sophie Rain.
Ky pretendim i pa verifikuar është përhapur me shpejtësi online, duke u shoqëruar edhe me një “intervistë” të supozuar mes Gyokeres dhe modeles, e cila në realitet nuk ka ndodhur kurrë.
Përfaqësuesit e të dy palëve kanë mohuar kategorikisht këto raportime, duke theksuar se nuk ekziston asnjë intervistë apo lidhje mes tyre.
Ata kanë sqaruar se bëhet fjalë për një informacion tërësisht të fabrikuar, përcjell tch.
Me këto reagime, është hedhur poshtë një lajm që kishte marrë përmasa të gjera në internet dhe që rrezikonte të dëmtonte imazhin e sulmuesit suedez.






