Valdeti dhe Valdrina rrëfejnë historinë e dashurisë para Vëllait të Madh: Nga njohja në vitin 2011 te jeta e përbashkët

- Advertisement -

Valdeti dhe bashkëshortja e tij, Valdrina, kanë ndarë para Vëllait të Madh rrëfime emocionuese për fëmijërinë, njohjen e tyre dhe jetën që kanë ndërtuar së bashku.

Valdeti tregoi se fëmijëria e tij nuk kishte qenë e lehtë, pasi për 14 vitet e para ishte rritur vetëm nga nëna, ndërsa babai kishte qenë në Gjermani.

Ai e cilësoi nënën si heroinën e tij, duke kujtuar edhe momentin e vështirë kur babai ishte larguar nga shtëpia.

“Fëmijëria ime ka shkuar si e shumë shqiptarëve. Për 14 vitet e para të jetës sime, nëna më ka rritur e vetme, ndërsa babai ka qenë në Gjermani. Mund ta quajmë heroinë. E kujtoj momentin kur isha duke luajtur dhe e pashë veturën e babait duke dalë nga shtëpia. Ai vetëm më bëri me dorë, pa e ditur se do të kalonin javë, muaj e vite pa e parë. Pastaj morëm lajmin e mirë se kishte arritur shëndoshë e mirë”, rrëfeu Valdeti.

Në anën tjetër, Valdrina tregoi se fëmijëria e saj kishte qenë ndryshe, pasi ishte rritur në Gjermani, në një familje të madhe me pesë fëmijë.

Duke folur për njohjen me Valdetin, ajo zbuloi se e kishte vënë re për herë të parë gjatë pushimeve në Kosovë, në vitin 2011, kur ai ishte duke luajtur futboll.

“Unë në vitin 2011 kam ardhur në Kosovë gjatë verës. E kam parë Valdetin gjatë pushimeve, duke luajtur futboll. E kishte hequr maicën dhe më kishte pëlqyer. Kur e pyeta një shoqe, më tha se ishte Valdeti. Në verën e vitit 2012 erdha përsëri dhe e pashë Valdetin ulur në një bankë para meje. E kuptova se ishte i njëjti djalë. Brenda një jave u lidhëm, sepse nuk kisha shumë vetëbesim dhe nuk më dukej vetja aq e bukur”, tregoi Valdrina.

Çifti foli gjithashtu për sfidat që kanë kaluar gjatë martesës dhe familjen që kanë krijuar së bashku me dy vajzat e tyre.

Për rrëfimin e plotë të Valdetit dhe Valdrinës, ndiqni videon më poshtë:

Të ngjashme

Të fundit