Arsenali po planifikon të ofrojë 60 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit për të transferuar sulmuesin e Real Madridit, Brahim Diaz.
Trajneri Mikel Arteta e sheh 27-vjeçarin maroken si përforcim ideal për repartin ofensiv falë fleksibilitetit të tij taktik.
Nga ana tjetër, Diaz nuk është i kënaqur me minutazhin e pakët te “Mbretërit” ku ka regjistruar vetëm 198 minuta në pesë ndeshje dhe po e konsideron seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu”, raporton fichajes.net.
Gjithashtu, raportohet se trajneri Jose Mourinho është i hapur për shitjen e tij me qëllim që të gjeje ndonjë lojtarë tjetër.
Nëse oferta konkretizohet, bisedimet zyrtare mes klubeve pritet të nisin gjatë muajit dhjetor.






