10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Arrestohet një zyrtar i Inspektoriatit të Ndërtimit në Prizren

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Inpektoriatit të Ndërtitmit nëPrizren, i cili dyshohet se është përfshirë në keqpërdorim të detyrëz zyrtare lidhur me një ndërtim të një kompleksi.

PK gjithashtu ka njoftuar se i njejti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- Prizren, në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore pas dyshimeve se zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit mund të jenë përfshirë në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren.

Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore,në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet.

Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me aktvendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit