Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 06:00.
I dyshuari, gjatë përpjekjes për të udhëtuar, ka prezantuar pasaportën e shtetit të tij, së bashku me një vizë dhe leje elektronike udhëtimi të një shteti tjetër.
Dokumentet e prezantuara dyshohet se ishin të falsifikuara dhe janë konfiskuar për procedura të mëtejshme hetimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






