Arrestohet një i dyshuar për të shtëna me armë në një parking në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë

- Advertisement -

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 5 korrikut në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një parking.

Sipas Policisë, nga i dyshuari, mashkull kosovar, është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë / 05.07.2026 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti kishte shtënë me pistoletë në një parking. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të fundit