Arifi: Vuçiq e takon Macronin, Kurti kryeimanin e Bosnjës për me lobu që Duda Balje me ja votu qeverinë
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka bërë një krahasim në mes të diplomacisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Ai ka bërë me dije se derisa presidenti serb e ka takuar presidentin francez, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar kryeimamin e Bosnje dhe Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviq.
Këtë të fundit, sipas Arifit, Kurti e ka takuar për të lobuart te deputetja e komunitetit boshnjak Duda Balje.
“Kqyr çka është diplomacia krahasuese: – Vuçiq dje ka takuar Presidentin e Francës Makron me të cilin ka biseduar për bashkëpunim politik dhe ekonomik në mes të dy vendeve. -Kurti ka takuar Kryeimamin e Bosnjës që ai me lutë Duda Baljen me ja dhanë votën me kriju Qeveri. Përpara Kosovë”, ka shkruar Arifi