Arifi: Veç Serbia edhe VV-ja thojnë që Kosova o shkatërru pasluftës

- Advertisement -

Avni Arifi nga Aleanca ka thënë që vetëm Serbia dhe Lëvizja Vetëvendosje e përdorin si retorikë idenë që Kosova është shkatërruar pasluftës.

Sipas Arifit, argati modern i Serbisë nga Kosova është ai që prish aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nxit përçarje.

“E tash argati modern i Serbisë është ai që na prish me aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxit përçarje të thellë në shoqërinë e Kosovës, që çdo projekt që e ka Kosova mundohet ta cilësojë si mafioz, që përpiqet që Kosovën ta përshkruajë si një shtet që është udhëhequr nga mafia, që në 20 vjet është shkatërruar Kosova”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Vetëm Serbia dhe njerëzit e Vetëvendosjes thonë se Kosova është shkatërruar në 20 vitet e fundit”.

“Kosova në vitin 1999 i ka pas vetëm njerëzit. Bile bile edhe ata i ka pas shumë prej tyre të vramë, të plagosur dhe vullnetin dhe dëshirën me e ndërtu një shtet që e kemi ndërtu”.

Të ngjashme

Të fundit