8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Arifi: Populli në Luginë i tha jo politikave përçarëse të Albinit

- Advertisement -

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Luginën e Preshevës, duke thënë se “përkundër mbështetjes së Albinit”, qytetarët e kësaj komune “i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë”.

Madje, Arifi tha se një pjesëmarrje kaq e ulët në zgjedhjet e kësaj komune “nuk mbahet mend”.

Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se, sipas tij, kreu i qeverisë së Kosovës “i shërben vetëm narratives së Beogradit”.

Postimi i plotë i Arifit:

Populli në Luginë i tha jo Albinit!

Edhe përkundër mbështetjes së Albinit dhe jojshes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë.

Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojktotuan zgjedhjet për shkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë.

Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash.

Jo çuditërisht edhe në këto zgjedhje lokale PVD-në e ka asistuar Dora e hekurt e Beogradit.

Në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj radhe një vërdikt tjetër.

Gjithashtu ne Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar.

Faleminderit të gjithë qytetareve votues nga Lugina që vendosën këto rezulatate për 4 vitet e ardhshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit