Gjuajtje në një ahneg familjar në Ferizaj, sekuestrohet një armë zjarri

- Advertisement -

Mbrëmë rreth orës 20:50, stacioni policor në Ferizaj është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Policia njofton se njësitet reaguese, së bashku me njësitin e hetimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar lokacionin ku po zhvillohej ahengu.

“Gjatë komunikimit me të dyshuarin M.N., 40 vjeç ka pranuar se kishte shtënë disa herë me armë në ajër”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të fundit