Pas skenave me vetura, Policia merr masa shtesë në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa shtesë në hyrje të rrugëve të Prishtinës, me qëllim të parandalimit të vozitjeve të rrezikshme pas protestës së mbajtur më 18 shtator.

Sipas Policisë, pas protestës së mbrëmshme janë evidentuar defilime me automjete, vozitje të rrezikshme dhe raste të daljes mbi vetura, veprime që, sipas saj, kanë rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Policia ka bërë të ditur se masat e ndërmarra sot kanë pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e mbarëvajtjes së sigurt të trafikut.

“Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë për qëllim që të ndalojë apo të pengojë pjesëmarrjen në protestë, e as të pengojë qarkullimin e automjeteve të cilat drejtohen sipas rregullave të trafikut”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se ka vepruar ndaj vozitjeve të rrezikshme dhe personave që kanë shkelur ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Në fund, Policia ka ritheksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë të qetë dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

Të ngjashme

Të fundit