11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Arifi: Kosovës iu pamundësua ndërtimi i “Kosova e re”, cili është interesi i Kurtit e VV-së këtu?

- Advertisement -

Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se mosndërtimi dhe pengesa për termocentralin “Kosova e re” është suksesi më i madh që Serbia ka arritur në vend pas luftës.

Ai ka thënë se Kosova është e varur nga mafia energjetike.

“Mos ndërtimi dhe pengimi i Kosovës për ndërtimin e Kosovës C/ Re është suksesi më i madh që Serbia ka arritë në Kosovën e pasluftës. Kosova sot është e varur nga mafia energjetike në rajon e cila kontrollohet nga Vuk Hamoviqi (djali i gjeneralit Serb dhe shokut të ngushtë të birit të Rankoviqit) dhe kokat e tjera të lidhura me Ruso/Kinezët dhe shërbëtorët e tyre shqipfolës”.

Mes tjerash në postimin e tij, Arifi ka përmendur edhe Martin Berishën:

“Kosovës ju pamundësua që të ndërtoj termocentralin në vitin 2017 por në vitin 2016 në Stanari të Bosnjës u lëshua në prodhim termocentrali i EFT (rreth 400Më) me pronar Vuk Hamoviq shef i mafias energjetike që në masë të madhe e kontrollon shitjen e energjisë në rajon. Kjo kompani EFT që Kosovës i kishte shitur rreth € 142milion energji është partnere e afërt e sigurt edhe aksionare e GEN-it Serb kompanisë e cila i kishte paguar qindra mijëra EURO Martin Berishës njeriut të Kurtit e i cili vazhdon të jetë Ambasador i Kosovës”.

Në fund, ai ka pyetur se cili është interesi i kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosje që vendi mos ta ketë këtë termocentral.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit