Analisti Avni Arifi në “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit, pasojat do të ishin në të gjitha rrafshet. Sipas tij, pozicioni diplomatik i Kosovës do të ishti i atillë që do të vështirsohej çdo aktivitet.
“Ato shihen nga vet tërësia e Procesit të Berlinit, mirëpo Kosova po e merr një pozicion diplomatik që do ta vështirësojë çdo aktivitet të Kosovës, çdo formë të lobimit të Kosovës, sepse ne do të marrim me të drejtë apo pa të drejtë nofkën e fajtorit për ngecjen e procesit dhe kjo nuk përkufizohet vetëm me Procesin e Berlinit”- ka thënë ai.