Arian Tahiri takohet me Ali Ahmetin në Tetovë:

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Tetovë ka takuar liderin shqiptar, Ali Ahmeti.

Tahiri ka thënë se me Ahmetin kanë diskutuar për aktualitetin politik, të kaluarën dhe sfidat për të ardhmen, duke vënë theksin te uniteti, përgjegjësia dhe vizioni.

“E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon”, ka shkruar Tahiri.

Ai gjithashtu ka shprehur besimin se së shpejti do të vijë dita e kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin që, sipas tij, u takojnë.

“Disa momente i shkruajnë njerëzit. Disa momente i pret një komb i tërë”, ka përfunduar Tahiri.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Tetovë pata kënaqësinë të takoj z. Ali Ahmeti, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, lider dhe personalitet që me veprën e tij ka lënë gjurmë të thella në rrugëtimin tonë kombëtar.

Biseduam për aktualitetin politik, për të kaluarën që na mëson dhe për të ardhmen që kërkon unitet, përgjegjësi dhe vizion.

E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon.

Sot, si komb, presim me besim edhe një ditë të madhe: kthimin e çlirimtarëve në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin që u takojnë.

Disa momente i shkruajnë njerëzit.
Disa momente i pret një komb i tërë.

 

Të ngjashme

Të fundit