Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës

- Advertisement -

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Noval Media”, Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka dërguar mesazhe të prera politike lidhur me zhvillimet në vend dhe pozicionin e subjektit që ai udhëheq.

Gjini ka bërë thirrje që të mos pengohen proceset demokratike, duke vënë theksin tek rëndësia e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve.

Ai paralajmëroi se vullneti i qytetarëve për demokraci nuk mund të bllokohet artificialisht.

“Popujt e gjejnë rrugën e vet për me e stabilizuar demokracinë, nuk duhet me i mbyllur rrugët e tranzicionit demokratik.”

Sipas kryetarit Gjini, përpjekjet për të cenuar këto rrugë ligjore dhe kushtetuese nuk do të kenë sukses.

“Nuk duhet me i mbyllur ato rrugë. Për shkak se nëse mbyllen rrugët e tranzicionit demokratik në bazë të kushtetutës edhe ligjeve nuk ka mbetur pothuajse popull në botë që nuk e ka gjetur rrugën e vet. Ka me e gjetur Kosova për shkak se ne e dimë çka është demokracia, e duam demokracinë, qytetari i Kosovës e do demokracinë, jemi në Evropë edhe kemi me e gjetur rrugën.”

Përveç situatës së përgjithshme politike, Gjini foli hapur për sulmet politike dhe propagandistike në rrjetet sociale që po vijnë në drejtim të tyre, duke vënë në shënjestër partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai argumentoi se sulmet e tyre me komente orkestrohen nga paniku dhe frika e rritjes së që Aleanca po shënon në terren. “Mbështetja për Aleancën është duke u rritur, e kemi të qartë ne, e kanë të qartë edhe këta. Arsyeja pse i kanë lëshuar krejt ‘grejzat’ e veta kundër Aleancës është kjo. Janë duke e parë ama nuk kanë me mund me na ndalur.”, përfundoi Gjini.

Të ngjashme

Të fundit