Në një deklaratë të fuqishme dhe të qartë programore, kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka shpjeguar vizionin e tij ekonomik për ta kthyer Kosovën në një fuqi rajonale dhe të integruar globalisht.
Gjini theksoi se fokusi i tij i vetëm është arritja e këtij caku madhor, duke lënë anash debatet ideologjike dhe duke u përqendruar te projektet që sjellin mirëqenie të vërtetë.
Sipas tij, dallimi konceptual mes të djathtës dhe të majtës në Kosovë është i thjeshtë: e djathta krijon pasuri, ndërsa e majta thjesht e rishpërndan atë pa prodhuar asgjë të re.
“Qëllimi im është një Kosovë e fuqishme ekonomikisht, e integruar në botë dhe me një reputacion të mirë,” u shpreh Gjini.
“E djathta krijon kushte që edhe nëse dikush lind i varfër, t’i jepet mundësia të pasurohet. Synimi ynë nuk është t’i mbysim të pasurit, por të krijojmë një ambient ku një djalë si Mark Zuckerberg mund të niset nga asgjëja dhe të ndërtojë një perandori ekonomike.
Ndërsa kandidatët e tjerë humbin në retorika të përgjithshme, Gjini po dëshmohet si i vetmi lider në këtë fazë të fushatës që po flet me projekte konkrete, shifra dhe plane të qarta zhvillimore për bizneset dhe rininë e Kosovës.






