Ademi uron Afrim Osmanajn për zgjedhjen si kryetar i ri i FFSHGJ-së

- Advertisement -

Afrim Osmanaj është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Osmanaj, mori votat e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, duke fituar në garë me Arben Kelmendin dhe Bujar Nezirin.

Rreth zgjedhjes së tij në këtë detyrë reagoi dhe i pari i FFK-së, Agim Ademi ku e përgëzoi atë në postimin e tij në “Facebook”.

“Urime Afrim Osmanajt për zgjedhjen kryetar i ri i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, ai mori besimin e shumicës së delegatëve, duke fituar në garë me Arben Kelmendin dhe Bujar Nezirin. I uroj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej FFSHGJ-në gjatë katër viteve të ardhshme. Njëkohësisht, shpreh vlerësimin tim edhe për dy kandidatët e tjerë për korrektësinë e garës, si dhe angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në Gjermani. Urime edhe të gjithë delegatëve dhe strukturave të federatës për organizimin e një kuvendi dinjitoz. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e futbollit mbarëkombëtar kudo që ndodhen shqiptarët”, u shpreh Ademi.

Të ngjashme

Të fundit