Arabia Saudite shkarkon selektorin para Kupës së Botës

- Advertisement -

Herve Renard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite, në një vendim që ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi për largimin e tij është marrë nga presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, çka nënkupton se ai nuk do të jetë në stolin e kombëtares për Kupën e Botës 2026.

Ky zhvillim është konsideruar i papritur dhe disi i çuditshëm, pasi vjen më pak se një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën e vendimit.

Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, në vend të Renard pritet të emërohet Georgios Donis, i cili aktualisht mban postin e trajnerit të klubit Al-Khaleej.

 

Të ngjashme

Të fundit