10.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Arabia befason Argjentinën e Lionel Messi

- Advertisement -

 

Argjentina është befasuar nga Arabia Saudite duke humbur me rezultat 2-1, e që ishte befasia më e këndshme në këtë Botëror deri me tani. Lionel Messi (10’) shënoi golin e parë për Argjentinën teksa arabët e kthyen ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e dytë me anë të Al Shehri (48’) dhe Al Dawari (53)

Argjentina, që për shumë kënd është cilësuar favorit në këtë Botëror, e ka filluar si më së keqi Botërorin duke barazuar ndaj skuadrës me renditje 51-të në FIFA, Arabia Saudite.

Fillimi i ndeshjes ishte totalisht në anën e Argjentinës, të cilët vazhdimisht sulmonin portën e arabëve.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e dytë të ndeshjes kur Messi goditi por intervenoi portieri i arabëve, Mohammed Al Owais.

Parades i Argjentinës u faulua në minutën e 8 të ndeshjes dhe pas rishikimit në VAR u akordua penallti. E nga penalltia Messi shënon gol me një qetësi të paparë për rezultat 1-0 në minutën e 10.

Messi shënoi edhe një gol në minutën e 23-të por u anulua pasi ai ishte në pozitë jashtë loje, njëjtë sikurse u anulua edhe goli i Lautaro Martinez në minutën e 28-të.

Në tërësi, lojtarët e Argjentinës u kapën në offiside shtatë herë në pjesën e parë.

Pjesa e dytë u shënua me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e tretë të saj kur Arabia Saudite del në një kundërsulm të mirë dhe shënon golin e barazimit.

Firas Al Buraikan bëri një pasim për Saleh Al Shehri që shënoi një gol të bukur më të majtën e tij duke e mposhtur portierin Martinez.

Nuk vonoi shumë dhe Arabia Saudite përmbysi rezultatin duke shënuar golin e dytë.

Kësaj radhe ishte sulmuesi i njohur arab Salem Al Dawsari që bëri një super goditje me të djathtën e tij për të shënuar gol në minutën e 53-të të ndeshjes për rezultat 1-2.

Argjentina kishte mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin në minutën e 63-të me anë të Nicolas Tagliafico por që portieri arab priti gol të sigurt.

Argjentina u mundua që të barazoi rezultatin në minutat e fundit dhe kishte rastet e saj por që nuk u konvertuan në gol.

Kështu Albiceleste e humb ndeshjen e parë të Botërorit në Katar dhe duhet të shpresojë në fitore në ndeshjen e dytë që do ta luan kundër Meksikës. /Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit