Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ajo ka kërkuar nga aleatët që t’i kushtojnë vëmendje procesit të Apelit dhe të sigurojnë respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Musliu-Shoshi i ka bërë të ditura këto qëndrime përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ngrita shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Drejtësi për Çlirimtarët!

Të ngjashme

Të fundit