Apeli liron dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi që ishin arrestuar për sulm ndaj deputetit të Vetëvendosjes Fahrush Rexhepi.

Sipas aktvendimit që ka siguruar Gazeta Insjaderi, masa e paraburgimit është ndërprerë sipas detyrës zyrtare dhe të pandehurit janë urdhëruar të lirohen menjëherë.

Ata akuzoheshin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” sipas nenit 402 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit, e cila u ishte caktuar më parë pas incidenteve gjatë protestës, u ndërpre pasi gjykata konstatoi se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar, protesta ka përfunduar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit, duke bërë që të mos ekzistojë më bazë ligjore për mbajtjen e tyre në paraburgim.

#kosovë

Të ngjashme

Të fundit