Antonio Rudiger zyrtarisht i ka dhënë fund angazhimit me kombëtaren e Gjermanisë.
Mbrojtësi i Real Madridit, në moshën 33-vjeçare, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas 86 ndeshjeve me fanellën e “Die Mannschaft”.
Rudiger debutoi me Gjermaninë në vitin 2014 dhe gjatë 12 viteve me kombëtaren mori pjesë në tri Kupa të Botës dhe dy Kampionate Evropiane.
Trofeu i tij i vetëm me Gjermaninë ishte Kupa e Konfederatave në vitin 2017.
Mbrojtësi ka bërë të ditur se tani dëshiron të fokusohet plotësisht te karriera e tij në klub, ndërsa largimi i tij i hap rrugë gjeneratës së re te kombëtarja gjermane.






