Anton Cena e fiton medaljen e artë në Garat Evropiane të Policisë dhe Zjarrfikësve

- Advertisement -

Anton Cena e ka fituar medaljen e artë në Garat Evropiane të Policisë dhe Zjarrfikësve, e cila po mbahet në Spanjë.

Veterani i xhudos po e përfaqëson Policinë e Kosovës dhe po merr pjesë në këtë garë për herë të tetë, ndërsa kjo është hera e katërt që kjo garë po mbahet në Spanjë.

Në Vigo të Spanjës, një vend që nuk e njeh shtetin e Kosovës, falë Cenës u valëvit flamuri i Republikës së Kosovës.

Ai ndihet i lumtur për këtë arritje, ndërsa nuk e ka ndërmend të ndalet më kaq.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Anton Cenës në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit