Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, po përgatitet për një projekt të ri ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor në filmin Diaspora, me regji dhe skenar të regjisorit iranian Nader Saeivar.
Filmi pritet të nisë xhirimet në fillim të vitit 2027 dhe do të realizohet tërësisht në Berlin të Gjermanisë. Historia do të trajtojë tema si emigrimi, paragjykimet dhe lufta për drejtësi në një vend të huaj.
Në këtë produksion, Hande do të interpretojë Merven, një grua të arsimuar turke, nga shtresa e mesme, jeta e së cilës ndryshon pas vdekjes tragjike të bashkëshortit në Turqi. Në përpjekje për të nisur një jetë të re, ajo zhvendoset në Gjermani së bashku me djalin e saj 12-vjeçar.
Merve arrin të punësohet në një shkollë gjuhësh, të drejtuar nga një familje gjermane që pret fëmijën e dytë. Megjithatë, përpjekjet e saj për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme marrin një kthesë të vështirë, kur ajo përballet me sjellje të papërshtatshme nga djali 15-vjeçar i familjes, Luca.







