26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Ankohet sërish Kurti: Masat e BE-së po na dëmtojnë, na është bërë e padrejtë

- Advertisement -

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e njohur gjerman “Duetche Welle”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë dialogun me Serbinë, takimin e radhës në Bruksel dhe masat e BE-së. Në intervistën e gjatë, Kurti ka vlerësuar se masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën.

Kurti bëri edhe një supozim, duke thënë sikurse të hidheshin në votim nga ana e BE-së, masat e vendosur nuk do të kalonin.

“Këto janë sanksione të cilat po na dëmtojnë neve, po na dëmtojnë sa i përket marrëveshjes se Stabilizim Asocimit, po na dëmtojnë sa i përket kredive dhe granteve dhe po na dëmtojnë sa i përket takimeve të nivelit të lartë. Merreni me mend, ministrit tim Nenad Rashiq i është anuluar takimi në Bruksel. Ai është serb nga Kosova, ministër në qeverinë time për fushveprimtarinë e komuniteteve dhe kthimit. Por, ata nuk i kanë quajtur sanksione, por i kanë quajtur masa në mënyrë që mos të jenë të detyruar ti votojnë në Bashkimin Evropian. Po t’i hidhnin në votim, jam i bindur që shumica dërmuese e shteteve nuk do të ishin për, por e kanë përdorur një metodë të konsensusit të heshtur me një email që është dërguar nga Brukseli dhe na i kanë vendosur masat.” – theksoi Kurti.

Shefi i ezkekutivi vlerësoi se dialogu është dëmtuar nga masat e BE-së.

“Tavolina në Bruksel në këtë mënyrë është dëmtuar dhe dialogu është dëmtuar me këto masa dhe unë besojë që sa më parë që të hiqen ato është mirë edhe për Bashkimin Evropian që prezanton vlera edhe për Kosovën që ka nevojë për zhvillim.” – shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se shtensionimi i situatës në vëri, që ishte kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, tashmë ka ndodhur.

“Sa i përket situatës në veri të Kosovës, ne kemi thënë që angazhohemi për deeskalim dhe më duhet të konstatoj që deeskalimi praktikisht ka ndodhur. Në duhet të mos kemi rieskalim, veçse rieskalimi potencial i ka rrënjët veçse në Beograd dhe kurrsesi në Prishtinë. Besoj që i është bërë e padrejtë Kosovës.” – deklaroi Kurti.

Tutje Kurti e “këshilloi” edhe BE-në, duke theksuar se BE-ja nuk duhet të tolerojë Serbinë, e cila “nuk i ka vendosur sanksione federatës ruse.

“BE-ja do të duhej që mos t’i tolerojë ata që nuk i kanë vendosur sanksione federatës ruse dhe në të njëjtën kohë do të duhej të kërkojë nga Serbia që ta njoh Kosovën, të mos e destabilizojë Bosnjën ëdhe t’i heq duart nga Mali i Zi. Beogradi në mënyrë rrotative ka politikë destablizuese në këto tri shtete, sepse është i pakënaqur me shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë që e ka shkaktuar vet. Jugosllavia edhe u krijua në fillim të shekullit 20 edhe u shkatërrua ë fund të shekullit XX për të njëjtin qëllim për Serbinë e madhe, tash janë të pakënaqur dhe kjo pakënaqësi e tyre nuk mund të paguhet nga boshnjakët, malazezët dhe shqiptarët apo kosovaret. Pra është e domosdoshme që BE-ja të ketë plan që sa më shpejtë ta integrojë Ballkanin perëndimorë në familjen e madhe evropiane për ata që duan të integrohen.” – shtoi ai.

Në intervistën për DW, z. Kurti tregoi edhe pritshmëritë e tij për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se pret kthim në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike.

“Shpresojë që do të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe kjo nënkupton një plan të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes. Gjashtë fjalitë e para të preambulës, 11 nenet dhe 12 pikat e aneksit të zbatimit nga Brukseli e nga Ohri do të duhej që të zbatoheshin sa më parë në plotni. Dhe çdo herë kur ka shkelje të marrëveshjes, referet Borrel dhe Lajçak, do të duhej të vërshëllenin për shkeljen që u bë, e jo sikurse me datë 24 prill kur Serbia në Këshillin e Evropës votoi kundër anëtarësimit të Kosovës dhe ndonëse kjo ishte shkelje e nenit 4 të marrëveshjes që kemi bërë, nga Brukseli nuk u dëgjua kurrfarë zëri as pëshpërimë, e jo më vërshëllime.” – përfundoi Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit