Deputetja e LDK-se,Hykmete Bajrami, ka shkruar në Facebook se terminalet në vend nuk janë shtetëzuar, siç është pretenduar.
Sipas saj, aktualisht fitimi kompanive private po u paguhet nga buxheti i shtetit në formë qiraje.
Ajo thekson se i vetmi ndryshim është se në terminale tani punojnë punëtorë që paguhen nga shteti, ndërsa fitimi vazhdon të shkojë te kompanitë private.
Bajrami tha se këtë e konfirmoi në emisionin Debat Plus pronari i kompanisë Fitorja.
Ajo shtoi se, sipas saj, për gjashtë vjet ka pasur më shumë propagandë dhe mashtrime sesa punë konkrete në të mirë të vendit.
Postimi i plotë:






