16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Aneurizëm dhe veshka në formë patkoi, për herë të parë në QKUK kryhet operacioni i rrallë

- Advertisement -

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm- për herë të parë në Kosovë.

Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit).

Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë.

Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore.

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i…

Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Friday, April 15, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit