Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të Forumin Ekonomik të Delfit, ka diskutuar për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak është shprehur se kjo çështje është “një rrugë me dy drejtime”.
Lajçak ka thënë se nëse vizioni për një të ardhme në BE është i besueshëm, “të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për të bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas”.
“Në ditën e dytë në #DelphiForum, fola për “Aderimi në BE-Ballkanin Perëndimor: Nga ngurrimi politik në urgjencën strategjike”. Theksova se është një rrugë me dy drejtime. Nëse vizioni për një të ardhme në BE është i besueshëm, të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për të bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas”, ka shkruar Lajçak.