Anëtarë të familjes Geci shihen te pallati i drejtësisë, pas pak seanca për kërkesën e Prokurorisë për paraburgim

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 13:00.

Pak para fillimit të seancës, te pallati i drejtësisë, janë parë anëtarë të familjes Geci.

 

Të ngjashme

Të fundit