19.9 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Ancelotti: Kurrë s’do të dëgjoni nga unë frazën “Messi është më i miri”

- Advertisement -

Konferenca për shtyp në vigjilje të ndeshjes mes Real-it dhe Valladolid-it është shfrytëzuar nga gazetarët për të pyetur trajnerin madrilen për disa çështje mjaft interesante, të cilat nxorrën ndeshjen e radhës të kampionëve në fuqi në plan të dytë.

Vështirësitë pas Botërorit – “Nuk mund të themi se çfarë do të ndodhi pasi është shumë e vështirë të bëhen parashikime. Dëri në mars do të na duhet të luajmë shumë ndeshje kemi Supërkupën e Spanjës dhe Botërorin për Klube. Lojtarët duhet futur në kondicion, kjo ka rëndësi. Ndërsa lojtarët që ishin në Botëror duhet të qetësohen dhe të rikuperojnë. Për ne të tjerët s’ka më pushim pasi deri më 19 shkurt do të luajmë çdo 3 ditë”.

“Vdekja”’ e tiki-taka – “Jo! Pasimet në futboll janë shumë të rëndësishme edhe pse mendoj se për të fituar ndeshjet duhen bërë të tjera gjëra. Në disa ndeshje s’mund të fitosh vetëm duke pasuar shpesh herë topin, duhet të bësh të tjera gjëra…”

Oferta e Brazilit – “Nuk më ka kontaktuar askush, nëse vërtetë më vlerësojnë si profil për të më besuar ‘Seleçao’-n mendoj se është diçka e bukur. Gjithsesi dua të them se unë kurrë nuk do të braktis Real-in. Nëse një ditë do të largohem, s’do të jem unë ai që do të them se aventura ka mbaruar”.

Mbi Messi-n – “Vështirë të thuhet nëse Messi është ose jo më i mirë në historinë e futbollit. Unë mendoj se nuk është e drejtë të thuhet kështu pasi secila epokë ka lojtarët e vet të mirë. Nga goja ime s’do të dëgjoni kurrë fraza të tipit ‘ Messi është më i miri në histori’. Unë kam punuar me shumë lojtarë të mirë. Unë stërvis ç’do ditë fituesin e ‘Topit të Artë’ gjithashtu kam parë të luanin lojtarë si Cruyff, Maradona…”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit