28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Osmani i kërkon ministres së Katarit mbështetje për invalidët e luftës

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Katari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës, ndaj presidentja Osmani e ka falënderuar ministren Al- Misnad, si edhe lidershipin e Katarit në krye me emirin Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës.

Më tej, presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.

Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të familjes, duke përfshirë programet e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve dhe grave.

Të dy bashkëbisedueset shtruan nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe eksplorimit të nismave të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të dy shtetet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit