24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Analisti Muharremi: Kurti e ka humbur lojën në Bruksel, po aplikon diplomaci të shekullit XIX

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel.

Muharremi ka thënë se Kurti e ka humbur lojën në Bruksel, duke shtuar se ai po aplikon diplomaci e shekullit XIX.

Ai tutje ka thënë se sulmi dhe akuzat ndaj ndërmjetësueseve ndoshta nuk janë të pabaza por diskursi që aplikoj sot Kurti publikisht do e izoloj më tutje atë dhe do e vendosë nën presion Kosovën për mos-pranim apo refuzim të propozimit tē BE-së.

Postimi i plotë:

E paska humbur lojën në Bruksel

Kryeministri po aplikon diplomaci të Shekullit XIX, përatë ndoshta po duket i çuditshëm dhe nuk po jep rezultate. Sulmi dhe akuzat ndaj ndërmjetësuesëve nuk them që janë të pabaza por diskursi që aplikoj sot kryeministri publikisht do e izoloj mëtutje atë dhe do e vendosë nën presion Kosovën për mos-pranim apo refuzim të propozimit tē BEsë. Zakonisht akuza të tilla e vendosin nën presion BE si ndërmjetësuese por në situatën që është krijuar askush nuk mërzitet për Kosovën e Qeverinë e saj për shkak se Albin Kurti i ka kthyer aleatët e fuqishëm të Kosovës në përkrahës të kundërshtarëve tanë dhe e ka humbur përkrahjen e partnerëve për Kosovën. “Kanë zyrtarizuar planin e Serbisë” tha. Nuk ka indikator më të fuqishëm se ky fakt që konfirmon dështimin diplomatik të Qeverisë së Kosovës dhe kolapsin e çasjes së Kurtit ndaj veriut. Dmth Kosova me gabimet e saja ka arritur ta afroj aq shumë Serbinë me BE dhe SHBA saqë ata tashmē, sipas Kurtit, po e bëjkan planin e kundërshtarit propozim zyrtar të dialogut. E kjo nënkupton që nuk po i marrin parasyesh propozimet e qeverisë së Kosovës. Situata sot dhe mllefi i kryeministrit është rezultat i gabimeve të mëparshme dhe kokëfortësisë se tij në veprime të njëanshme në veri dhe marrëdhëniet me aleatët tradicional të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit