11.7 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Analistët politik thonë se asociacioni duhet të bëhet vetëm sipas kushtetutës së vendit

- Advertisement -

Njohës të rrethanave politike në vend kanë opinione të ndryshme për sa i përket “non paper-it”që po qarkullon e në të cilin thuhet se Kosova duhet ta bëjë një ligj të veçantë e që do t’i hapte rrugë themelimit të asociacionit

Pas publikimit të “non paper-it”, nëpër mjet të cilit është propozuar zgjidhja për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e që do të bëhet nëpërmjet një ligji të veçantë, njohësit e rrethanave politike në vend kanë mendime të ndryshme për sa i përket këtij dokumenti.  Analisti Artan Muhaxheri e ka quajtur ide inteligjente mënyrën se si e parasheh ky dokument themelimin e asociacionit, nëpërmjet të cilit do të plotësoheshin edhe kërkesat e aleteve ndërkombëtarë për themelimin e asociacionit

Nëse ai dokument është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte një mënyrë mjaftë inteligjente, profesionale dhe kreative e gjetjes së rrugës më të përshtatshme për krijimin e asociacionit, sepse nuk do të cenohej struktura shtetërore e Kosovës dhe në anën tjetër do ta plotësonte kërkesën e vazhdueshme të aleateve ndërkombëtarë”, ka deklaruar Muhaxhiri për Radio Kosovë.

Ndërkaq profesori Mazllum Baraliu ka thënë për Radio Kosovën se asociacioni duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës, derisa tha se këto “non paper”, po i shpërndan Serbia.

“Është anti kushtetues dhe është anti ndërtimit të sistemit tonë shumë etnik që e kemi, prandaj nuk duhet të  pranohet. Këto “non paper” po i shpërndan Serbia bashkë me disa qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës”, ka thënë Baraliu

Ideja në dokumentin që po qarkullon në medie është që të bëhet një ligj i ri, i cili aktualisht nuk ekziston në Kosovë, përmes të cilit do të bëhej e mundur që komunat të formojnë Asociacione për bashkëpunim dhe koordinim ndërkomunal. Ligji do të vlente për të gjitha komunat njësoj, jo vetëm për ato me shumicë serbe. Krejt çka do të duhej për themelimin e Asociacionit do të ishte vullneti i një komune për t’u bërë pjesë e tij. Këtë ligj do ta përdornin komunat me shumicë serbe për të ndërtuar asociacionin e tyre. Të njëjtin do të mundë ta përdornin edhe komuna të tjera, po që se duan të përfshihen në një asociacion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit