10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

OnePlus Pad thuhet se do të vijë në vitin 2023

- Advertisement -

OnePlus po kërkon t’i bashkohet tregut të tabletëve Android, sipas një thashethemi që vjen nga burime të besueshme.

Kompania ka patentën për emrin “OnePlus Pad” dhe tani raporti nga Max Jambor në Twitter tha se debutimi i tabletit është planifikuar për vitin e ardhshëm.

Sipërmarrja e OnePlus në fushën e tabletave nuk është një lëvizje e papritur – kompania dikur “vrasëse” e markave kryesore, tani është një markë me pajisje të ndryshme në kategori me çmimesh të ndryshme, raporton GSM Arena.

Futja në këtë treg është hapi tjetër logjik për një kompani që ka gjithashtu pajisje të tjera si orët e mençura dhe kufjet TWS, transmeton Telegrafi.

Pyetja më e madhe është nëse ky OnePlus Pad i ardhshëm do të jetë një pajisje krejtësisht e re apo do të jetë një tabletë e riemërtuar Oppo.

Nuk është e pamundur që ne të shohim një Oppo Pad të zakonshëm me Snapdragon 870 dhe me bateri prej 8,360mAh me një emër të ri, por ne do të vazhdojmë të shpresojmë për një pajisje krejtësisht të re.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit