9.8 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Analistët përplasen edhe në Ohër: Përmenden qershitë e Ganimete Musliut, ndërhyn Ali Ahmeti

- Advertisement -

Janë përplasur në Ohër analistët e Politikos të kanalit 10 lidhur me kritikat që duhet t’i bëhen kryeministrit Albin Kurti ose jo. Por pas një debati mes opinionistëve, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, z.Ali Ahmeti, ka dalë në pauzë dhe rrugës ka ndërhyrë në debatin e analistëve,përcjell Periskopi.

Halil Matoshi: Unë e kuptoj Gashin dhe e di që ka shumë dëshirë me lujtë patriotin, por nuk është gjithmonë mjeshtëri dhe favor me e akuzu palën tjetër.

Blerim Gashi: Nëse dojmë me ndërtu mirëbesim duhet patjetër që gënjeshtrat dhe obstruksionet e të kalumes ti sheshojmë. Aludimet që zoti Kurti paska faj që kemi ardhë deri këtu..

Halil Matoshi: Unë mendoj që marrëveshja e 2013 nuk është zbatu nga pala kosovare dhe është cështje shteti dhe obligim ndërkombëtar i shtetit dhe konsolidim i shtetit, duhet të jemi koshientë që të mos cenojmë zbatimin e këtyre marrëveshjeve për një grusht votash. Zoti Kurti ka thënë se nuk do ta pranojë asnjë formë të Asociacionit, as në pushtet as në opozitë.

Blerim Gashi: Zoti Kurti ka thënë tash është cka ka thënë zoti Kurti. Po kush po e mohon këtë. Mos të bahemi tash që edhe zonja deputete i përmendi qershiat.

Por ndërkohë, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dalë në pauzë dhe iu është bashkuar panelistëve në fjalë.

Ai ka folur kryesisht për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Kosovës në këtë proces.

“Në rast se nuk ka stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë është e rrezikuar Evropa”, tha veç tjerash Ali Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit