2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Analistët e sigurisë: Kërcënimi i sigurisë, informacion mjaftë serioz

- Advertisement -

Kohëve të fundit çështja e sigurisë jo vetëm në vend, por edhe në rajon ka marrë përmasa serioze. Për këtë shkak Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke vizituar vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet q mund t’i kanoset rajonit nga provokimet e Rusisë

Kohëve të fundit çështja e sigurisë jo vetëm në vend, por edhe në rajon ka marrë përmasa serioze. Për këtë shkak Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke vizituar vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet që mund t’i kanosen rajonit nga provokimet e Rusisë.

Lidhur me këtë çështje, gjeneral Xhavit Gashi, ka folur për sigurinë në vend, veçmas ditëve të fundit, kur në Kosovë ka qenë për vizitë edhe i pari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për çështjen e sigurisë në vend, i cili pati deklaruar se në Rashkë të Serbisë, nën përkujdesjen e Radojçiqit, sërish po bëhen përgatitje për të intervenuar në veri të Kosovës. Sipas tij, kryeministri Kurti ka informacione më të hollësishëm për sigurinë në vend.

“Atë informacion që ka ndarë më publikun, si një kërcënim i sigurisë në vend ka qenë informacion mjaftë serioz”, deklaroi Gashi, në ‘RTK Prime’, derisa theksoi se ato informacione i ka ndarë edhe me aleatët.

Gashi më tej shtoi se një takim i tillë në Rashkë nuk ishte një befasi. Sipas tij, lënia në liri e Radojiçiqit ka pasur një arsye të tillë që ai të takohet me ata njerëz.

Ndërkaq, Nuredin Ibishi, ekspert i çështjeve te sigurisë, foli për metodën e përpunimit të informacioneve nga shërbimet inteligjente dhe dërgimi i tyre të ekzekutivi.

“Të gjitha shërbimet inteligjente dhe këmbimet e informacionit që vijnë nga institucioneve të sigurisë nga ana e ndërkombëtarëve dhe dërgohen te ekzekutivi dhe me çfarë informate del kryeministri dhe në çfarë formati del dhe plason në publik është një çështje e veçantë”, deklaroi Ibishi.

Sipas tij, kjo vije në një situatë kur për vizitë ishte shefi i NATO-s në vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet që po vijnë direkt nga Rusia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit