Ana Kabashi nis pushimet, ndan pamje “të nxehta” me ndjekësit

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me fotografitë e fundit.

Përmes një postimi në Instagram, Ana ka bërë të ditur se ka nisur sezonin e pushimeve, duke ndarë disa imazhe ku shfaqet me bikini pranë bregdetit.

Me paraqitjen e saj atraktive dhe stilin veror, këngëtarja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj.

Fotografitë e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendje në rrjet, ndërsa Ana vazhdon të jetë mjaft aktive në mediat sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe angazhimet e saj profesionale.

 

Të ngjashme

Të fundit