20.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Amir Rrahmani, lideri i heshtur i Contes

- Advertisement -

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani po shihet si lider i mbrojtjes te Napoli i Antonio Contes.

Në fakt, thuhet se Conte e sheh Rrahmanin si kapiten të heshtur të ekipit të tij, përkundër që nuk e bartë shiritin e kapitenit.

Është trajneri italian, ai që ka besim të madh në Rrahmanin, i cili këtë sezon nuk e ka humbur asnjë ndeshje në Serie A.

Në secilën ndeshje kampionale të këtij sezoni, Rrahmani ka qenë i pazëvendësueshëm, me përjashtim të duelit ndaj Venezias që u zëvendësua në minutën e 77-të.

Po ashtu, Rrahmani gjithmonë ka pasur vend në formacionin e Contes, qoftë 4-4-2, 3-5-3 apo 4-3-3.

Krahas 35 ndeshjeve në Serie A, Rrahmani ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime kurse Napoli prinë në tabelë me tri pikë më shumë se Interi.

Të ngjashme

Të fundit