Ambasadori i SHBA-së në NATO takohet me Edi Ramën në Tiranë, kryeministri shqiptar ndan detaje nga biseda

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, po qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare. Rama ka thënë se në takim me ambasadorin amerikan kanë folur për raportet mes dy shteteve, partneritetin strategjik e raportet diplomatike e ushtarake.

Temë e këtij takimi ka qenë edhe Samiti i NATO-s që do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

Të fundit