Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka qëndruar sot për një vizitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në takimin me Abdixhikun, kanë diskutuar për situatën politike. Kreu i LDK-së ka thënë se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja përbën një zhvillim të pafavorshëm për vendin.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Rudolph diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në situatën e krijuar pas refuzimit të propozimit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja për President dhe pamundësia për të përmbyllur këtë proces institucional përbëjnë një zhvillim të pafavorshëm për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.






