Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj lajmeve se ambasadorët e huaj po ushtrojnë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se raportime të tilla nuk u bëjnë nder as vetë ambasadorëve.
Lushtaku ka theksuar se institucionet e Kosovës janë rezultat i sakrificave të mëdha të popullit, por edhe i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare.
“Uroj që, kur të hyjnë në Gjykatën Kushtetuese, nga rojtari e deri te gjyqtarët, t’ua kujtojnë ambasadorëve se liria jonë dhe institucionet tona janë rezultat i sakrificave të mëdha të popullit të Kosovës, si dhe i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka folur edhe për ligjin që, sipas tij, synon mbrojtjen e pastërtisë së luftës së Kosovës, duke kërkuar që ai të mos kontestohet, por të zbatohet nga organet përkatëse.
“Ligji për mbrojtjen e pastërtisë së luftës sonë nuk duhet të kontestohet nga askush, por të zbatohet nga organet përkatëse”, ka deklaruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Lajmet se ambasadorët e huaj u janë vërsulur Gjykatës Kushtetuese nuk u bëjnë nder as vetë atyre.
Uroj që, kur të hyjnë në Gjykatën Kushtetuese, nga rojtari e deri te gjyqtarët, t’ua kujtojnë ambasadorëve se liria jonë dhe institucionet tona janë rezultat i sakrificave të mëdha të popullit të Kosovës, si dhe i ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare.
Ligji për mbrojtjen e pastërtisë së luftës sonë nuk duhet të kontestohet nga askush, por të zbatohet nga organet përkatëse.
Ambasadorët e huaj zbarkojnë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës






