Sonte në Allianz Arena, futbolli evropian merr frymë ndryshe. Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të zbresin në fushë për aktin e dytë të UEFA Champions League, në një duel që premton spektakël total pas të parës (5-4).
Si erdhën deri këtu?
Bayern kaloi një rrugë të vështirë, duke eliminuar kundërshtarë të fortë me lojë tipike gjermane – presing, intensitet dhe efikasitet (Atalanta, Real Madrid). Në anën tjetër, PSG më në fund duket një skuadër e pjekur, më pak individualiste dhe më shumë ekip, duke kaluar sfida të mëdha me karakter pasi eliminoi skuadrat si (Chelsea dhe Liverpool).
Si pritet ndeshja?
Në “Allianz Arena” pritet një përballje me ritëm të lartë. Bayern do të tentojë të imponojë lojën që nga minuta e parë, i shtyrë nga publiku vendas. PSG pritet të jetë më pragmatik, duke goditur në kundërsulm dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë në fazën ofensive.
Ky është një duel filozofish: organizimi dhe tradita e Bayern përballë talentit dhe dinamizmit të PSG-së.
Mungesat dhe dilemat
Te Bayern ka disa dyshime për lojtarë që nuk janë 100% fizikisht, por boshti kryesor pritet të jetë në dispozicion, dhe vetëm Gnabry dk të jetë jashtë akcionit. Ndërkohë, PSG gjithashtu ka pasur shqetësime me lëndime ditët e fundit, por yjet kryesorë pritet të jenë gati për finalen, përveç mbrojtësit më të mirë të djathtë në Evropë, Ashraf Hakimi.
Çfarë mund të vendosë ndeshjen?
Detajet. Një moment individual, një gabim në mbrojtje apo një goditje standarde mund të përcaktojë finalistin e dytë.
Një natë, një stadium…gjithçka është gati për spektakël në Mynih.






