11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Aliu tregon se cilat kategori përfitojnë nga Projektligji për Banim Social

- Advertisement -

 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga Projektligji për Banim Social do të përfitojnë të gjitha familjet që nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike.

Krahas kësaj kategorie, Aliu ka thënë se do të përfitojnë edhe të papunët dhe të pastrehët.

“Në këtë mbledhje pati mjaftë ligje të rëndësishme që janë miratuar. Janë miratuar Projektligji për banim social dhe të përballueshëm. Në janar të këtij viti kemi thirrur të gjitha komunat t’i identifikojnë pronat komunale për ndërtim. Të banimin social. Kanë qenë 13 komuna që kanë aplikuar në këto lokacione. Në shtator do të bëjmë thirrjen tjetër që te aplikojnë për banim social, kemi shqyrtuar të gjitha lokacionet, kushtet urbanistike. Jemi në fazën e fillimit të projekteve detaje te zhvillimit të këtyre ndërtimeve”.

“Sapo fillojnë projektet do të aplikohet për leje. Pas kësaj faze do të ketë edhe faza të tjera. Banimi social do të menaxhohet nga komuna por do të monitorohet dhe kjo është për kategorinë e njerëzve që nuk kanë kushte të mira ekonomike. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura, të papunët dhe të pastrehët. Nuk kemi mundur me hy në fazën e projektit pa hyrë na fazat e para të realizimi puna përgatitore ka marrë shumë kohë, tash është procesi i finalizimit”, ka thënë Aliu./eo

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit