15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Alec Baldwin ua dorëzon telefonin hetuesve

- Advertisement -

Alec Baldwin ka dorëzuar telefonin e tij celular në polici për tu hetuar, për të shtënat fatale në setin e filmi Rust.

Zyra e Sherifit të Santa Fe konfirmoi se aktori ua kishte dorëzuar pajisjen autoriteteve pranë shtëpisë së tij në Nju Jork.

Policia ka deklaruar në fillim të kësaj jave se aktori nuk po bashkëpunonte për hetimet.

Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Fe, Juan Rios, i tha Los Angeles Times të premten se policia synon të mbledhë të dhëna si mesazhe me tekst dhe zanore nga celulari, si pjesë e hetimit të tyre për incidentin.

Aaron Dyer, avokati i Baldwin, tha se klienti i tij e kishte kthyer vullnetarisht telefonin, shkruan BBC.

“Por kjo çështje nuk ka të bëjë me telefonin e tij dhe nuk ka përgjigje në telefonin e tij. Alec nuk bëri asgjë të keqe” tha Dyer

Baldwin shkrepi me armë skenike në xhirimet e filmit Rust, por ai ka këmbëngulur se “nuk e tërhoqi këmbëzën”.

Padia kundër Baldwin pretendon se skenari i filmit nuk kërkonte që ai të qëllonte me armë kur qëlloi për vdekje, kinematografen Halyna Hutchins.

Avokatët që trajtonin veprimin ligjor e përshkruan sjelljen e Baldwin dhe producentëve të filmit si “të pamatur” dhe i akuzuan ata se nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit