14.6 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Tre nxënës japonezë plagosen nga sulmi me thikë gjatë provimeve pranuese

- Advertisement -

Tre nxënës të shkollave të mesme që po kryenin provimin e pranimit në universitet në Tokio, u plagosën të shtunën në një sulm me thikë, raportuan mediat japoneze.

Transmetuesi publik NHK raportoi se ata u plagosën në mëngjes kur një student tjetër i sulmoi me një objekt me teh.

Sulmuesi i dyshuar, një nxënës 17-vjeçar i shkollës së mesme, u arrestua, tha gazeta Asahi.

Gjysmë milion nxënës të shkollave të mesme në të gjithë Japoninë po i nënshtrohen provimeve vjetore të pranimit në universitet këtë fundjavë.

Departamenti i Policisë Metropolitane të Tokios, deklaroi se nuk mund të komentonte detajet e sulmit dhe as të konfirmonte ndonjë arrestim.

Krimet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, por ka pasur një mori sulmesh me thikë nga sulmues të panjohur për viktimat, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Në tetor, një burrë i veshur me kostumin e Batman’s Joker, goditi me thikë dhjetëra njerëz në një vagon treni në Tokio, duke bërë që pasagjerët të bërtisnin nëpër korridoret e vagonave të trenit dhe të dilnin nga dritaret për të shpëtuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit