8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Albumi i The Weeknd, i pari që sheh dritën e ‘agimit’ për këtë vit

- Advertisement -

E pati paralajmëruar prej kohësh se do të sillte një album të ri, një “Agim” siç do të titullohet – por asnjë nga fansat nuk e priste se këngëtari The Weeknd do të hapte vitin pikërisht me këtë album, duke u bërë artisti i parë ndërkombëtar, i cili hap lojën drejt titujve më prestigjiozë të muzikës globale.

Abel Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd, nuk do i lëre më fansat e tij të presin. “DaWn FM”, do të hidhet në treg më 7 Janar 2022.

Me një këngë si “Take my breath”, ai paraqiti në Gusht vijimin e linjës së albumit “After Hours”. Një stil i errët, ngacmues, me referencë muzikën e viteve 80’, pritej të rivihej në qendër të vëmendjes. Sakaq, me një trailer paralajmërues, The Weeknd ka treguar edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt për ndërtimin e sagës së re muzikore.

Ndër ta, emra të mëdhenj si Jim Carrey, Lil Wayne, Tyler the Creator apo Quincy Jones. Ky i fundit, është një ndër emrat e shquar pas albumeve më në zë të yllit të ndjerë të pop-it, Michael Jackson.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit