Ish-Ministrja e Drejtësisë dhe U.D aktuale e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pëlqyer një postim skandaloz të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi në fund të vitit 2025, i cili ka përmbajtje tallëse dhe përqeshëse për përdhunimet në burgje.
POSTIMI I MATOSHIT DHE PËLQIMI NGA ALBULENA HAXHIU:


Në postimin e 11 nëntorit të vitit 2025, pas arrestimit të të akuzuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, Matoshi, ndër të tjera shkruante:Ani u lajmëru edhe Milaim Zeka. Nejse Mialimit nuk ia kthej se e di që o merzitshëm. S’po ka me kon me pi kafe prej që ia kanë lidhë Fatmir Shehollin .Milo, shko vizitoje çoja naj sapun se e di që o ka t’mungon” – duke iu drejtuar ish-deputetit, Milaim Zeka.
Shprehja e Matoshit “shko çoja naj sapun”, paraqet një zhargon tallës dhe përçmues ndaj përdhunimeve që ndodhin në burgje. Ky postim është pëlqyer nga hiç më pak se ish-Ministrja e Drejtësisë, personi që kishte në dorë institucionet kryesore që menaxhojnë me burgjet në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cila për më tepër tash ushtron detyrën e Presidentes.
E hiç më larg se para tre ditësh, më 25 gusht, një rast i dyshuar dhunimi ka ndodhur në burgun e Dubravës.
Atje, një person që po vuante dënimin, dyshohet se është dhunuar nga tre persona.
“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmerisë nuk mund të japim më shumë informata”, thanë nga Prokuroria e Pejës.






